VV-ja e AAK-ja e bojkotojnë seancën: Pushteti s’ka të drejtë të marrë vendime pa u zgjidhur çështja e kryesuesit

Prishtinë | 09 Tet 2023 | 14:56 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të hënën është mbajtur seancë për dhënien në shfrytëzim të disa pronave komunale, raporton Ekonomia Online.

Përderisa çështja e Kryesuesit të Kuvendit është duke u trajtuar nga Gjykata dhe akoma nuk ka një vendim përfundimtar se kush është Kryesuesi legjitim, partitë opozitare e kanë bojkotuar seancën.

LVV e AAK e kanë lëshuar seancën me arsyetimin se pushteti nuk ka të drejtë të marrë vendime pa u zgjidh çështja e kryesuesit.

Me kërkesë të kryetarit, Pëllumb Bajçinovci, seanca ka shkuar në pauzë gjysmë ore.

Të ngjashme