VV-ja e bindur se do t’i fitojë zgjedhjet, po presin bashkëpunim me Vjosa Osmanin

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 09:26 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fitore Pacolli në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se po presin datën e zgjedhjeve, duke shtuar se brenda pak muajve Kosova do të ketë Qeverinë e re.

Ajo është e bindur në fitore e bindshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas saj, VV-ja në këtë fazë nuk ka shumë opsione për koalicione, vetëm se po presin bashkëpunim me Vjosa Osmanin.

“Ne po presim që të caktohet data e zgjedhjeve dhe në momentin që do të vendosim çka do të bëjmë në të ardhmen do t’iu informojmë me kohë. Ne e kemi listën me të cilën dalim dhe e publikojmë. Tani për tani ne ende s’kemi vendosur dhe jemi duke e diskutuar brenda Lëvizjes”.

“Në momentin kur ta kemi datën e zgjedhjeve, ne po presim aktgjykimin e gjykatës kushtetuese ta marrim tra shohim edhe të presim për datën kur do të caktohen. Ne definitivisht do t’i fitojmë këto zgjedhje. Tashmë qytetarët kanë vendosur. Ka kohë që kemi kërkuar që Kosova të ketë një Qeveri të re për shkak se jemi në një situatë ku vendi nuk mund të vazhdojë më në këtë formë dhe duhet zgjedhje të reja të vijnë sa më parë”.

“Tashmë po presim datën dhe shumë shpejt do t’i kemi zgjedhjet e reja dhe brenda pak muajve do të kemi dhe Qeverinë e re. sa më shpejt që t’i mbajmë zgjedhjet dhe pastaj të bëhet numërimi dhe certifikimi i rezultateve”.

“Ne kemi deklaruar deri më tani që nuk kemi shumë opsione. Po presim që Vjosa Osmani të deklarohet edhe për nismën e saj dhe të shohim se si bashkëpunojmë në të ardhmen. Tani për tani nuk kemi shumë opsione tjera”.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e 21 dhjetorit rrëzoi Qeverinë e cila udhëhiqet nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Kjo gjykatë vendosi se vota e deputetit Etem Arifi nuk është e ligjshme, prandaj konstatoi se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, i datës 3 qershor 2020, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Të ngjashme