VV-ja e fajëson Komunën e Prishtinës për rrëshqitjet e dheut

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës e ka fajësuar Komunën e Prishtinës për rrëshqitjen e dheut në një vendpunishte.

Sipas këtij subjekti politik, përsëritja e ngjarjeve si kjo sot dhe trendi i ndërtimeve pa leje në rritje, bashkë me mosmarrjen e veprimeve dhe masave të duhura nga personat përgjegjës komunal, janë alarmi i madh para se të ndodh një fatkeqësi tjetër me pasoja në njerëz.

“Prishtina ka nevojë për zhvillim e ndërtim, por siguria dhe pasuria e qytetarëve duhet të jetë prioriteti kryesor për të gjithë. Kjo duhet të vlejë edhe për Komunën e Prishtinës dhe ndërtuesit e papërgjegjshëm, të cilët po vazhdojnë të amnistohen nga të parët, bashkëpunëtorët e tyre të veshur me petkun komunal. Nuk ka dyshim që për shkak të tyre jeta dhe prona e banorëve të Prishtinës është në rrezik”, thuhet në reagimin e VV-së.

Të ngjashme