Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndroj e qetë, pavarësisht reagimeve në rrjetin social Facebook, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Asnjë zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është parë në selinë e kësaj partie.
Ekonomia Online po qëndron para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje, por deri me tani asnjë zyrtar nuk ka arritur në seli.
Edhe kontakti me zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhuka, ka qenë i pamundur.