Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë parë dukë hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Klan Kosova mëson se nga LDK ndodhet Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala dhe Vlora Dumoshi.
Ndërsa nga VV-ja është parë dukë hyrë deputetja Albulena Haxhiu.
Kujtojmë se sot është një ditë vendimtare për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Insajderi ka tentuar të marrë prononcim nga zyrtarët e të dyja partive mirëpo deri më tash, kanë qenë të paqasshëm.