Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi se i arrestuari për kontrabandim droge, njëherit asambleisti në asamblenë komunale të Prishtinës, Besnik Mujeci, është përjashtuar nga partia, pas trajtimit të rastit nga Komisioni Diciplinor i LVV-së.
Pjesë nga postimi i Ramës, vijon kështu: Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen të mbajtur sot me 15.08.2023 me vota unanime të 5 anëtarëve mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shkroi Alim Rama ndër të tjera.
Postimi i plotë: