Me 23 vota për dhe 50 kundër, Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.
Këtë iniciativë të PDK-së, nuk e votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, derisa kreu i GP-së të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.
Deputetët e PDK-së dolën nga Kuvendi, derisa kryetarja e GP-së të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, theksoi se ky është vullneti i deputetëve mosvotim.