Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku, kanë mbajtur një konferencë për medie në njëmujorin e votimit të Qeverisë Hoti, raporton Ekonomia Online.
Nagavci tha se kjo Qeveri është e varur nga Lista Serbe. Sipas saj, qytetarët nuk kanë votuar për nënshtrim ndaj Serbisë.
“Sot një muaj u votua kjo Qeveri që e përjashton fituesin e zgjedhjeve. Sot kjo qeveri ka 59 vota në Kuvend, ndërsa 2 vota të kontestuara i ka në procedurë të Kushtetueses”.
“Kjo Qeveri e faktorizoi Listën Serbe. Kjo qeveri e krijuar për t’i shërbyer Thaçit u mundësua nga ky i fundit duke trokitur nëpër dyert të deputetëve pas mesnatës”.
“Një ndër vendimet e para e Hotit ishte heqja e reciprocitetit, pra vullnetarisht u heq dorë nga mundësia për të qenë palë e barabartë. Derisa Kosova vazhdon të bëjë lëshime karshi Serbisë, kjo e fundit nuk e ndërpret fushatën për çnjohje ndaj Kosovës”.
“Hyrja në dialog me kushte të pabarabarta, nuk mund ta nxjerrë Kosovën si të barabartë. Qytetarët nuk kanë votuar për nënshtrim ndaj Serbisë”.
Deputeti Hajrullah Çeku tha se Kosova tashmë është pa qeveri legjitime. Çeku bëri të ditur se numri i madh ministrave dhe zëvendësministrave është vazhdimësi e zhvatjes së parave të shtetit.
“Situata me pandeminë është jashtë kontrollit. Sot kemi degraduar s ai përket virusit dhe i hoqën të gjitha masat”.
“Kapacitet spitalore janë në gjendje kritike. Dhe humbja e jetëve është shndërruar në përditshmëri”.
Ai foli edhe për rimëkëmbja ekonomike e cila nuk po ndodh, ngase sipas tij, jo Qeveri nuk ka ide si të trajtohen ekonomia.
Tutje Çeku tha se arsimi është sektori tjetër me paqartësi totale.
“Të shkaktarit dhe ndalja e korrupsionit ishte suksesi më i madh në Qeverinë Kurti. Programi i tyre shihet se është punuar me nguti duke u ikur zgjidhjeve konkrete”.
“Kjo Qeveri nuk është krijuar për tu shërbyer qytetarëve”, tha ai, raporton EO.
Sipas Çekut kjo periudhë njëmujore ishte regres dhe kthim në pikën zero për të quar vendin në zgjedhje.
Ai tha se nëse nuk ka Qeveri legjitime nuk mund të ketë as dialog me Serbinë.