VV-ja në Prishtinë reagon pasi asamblistja e saj kaloi në PDK, kërkon hetime nga organet e drejtësisë

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar pas aderimit të asambleistes Berna Saraqi nga ky subjekt në PDK.

Në reagimin e VV-së në Prishtinës thuhet se në mbledhjen e fundit të kryesisë së qendrës, Berna Saraqi ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhe që po i bëhen asaj dhe familjes nga eksponentë të partive të pushtetit lokal.

“Jemi të shqetësuar për Bernën si ish kolege e jona por edhe si qytetare e këtij qyteti”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Sipas VV-së, Saraçi mund të jetë detyruar për të kaluar në PDK.

Kjo parti politike thotë se në mbledhjen e fundit të kryesisë së qendrës së VV-së në Prishtinë, ish-asamblistja Berna Saraçi “na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të pushtetit lokal. Të njëjtit e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses”.

Të ngjashme