Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.
Nagavci përmes telefoni për Ekonomia Online tha se VV nuk merr pjesë në këtë seancë pasi kërkesat e PDK-së janë krejtësisht politike dhe po ashtu edhe thirrja e kësan seance.
Ajo tha se nuk është në rregull të rrezikohet shëndeti i deputetëve për një seancë të panevojshme.