VV-ja përsëri me video propaganduese, akuzon rëndë ish-pushtetarët: Politikanët që u pasuruan nga politika

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar përsëri një video, duke akuzuar ish-pushtetarët.

Në videon e publikuar nga VV-ja, ish-pushtetarët akuzohen për vjedhje, zhvatje e hajni teksa sipas tyre, disa nga politikanët janë pasuruar nga politika.

VV-ja thotë se tash ka shtet sepse s’ka banda, teksa shton se kjo parti po zhvillon vendin sepse sipas tyre, nuk ka vjedhje të shtetit.

“Çka ka çka s’ka këto 2 vite?
Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.
Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin.
Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës.
Ka shtet sepse s’ka banda.
Ka zhvillim sepse s’ka hajni.
Ka vizion sepse s’ka mësymje private.
Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari.
Ka REPUBLIKË”, shkruhet sipër videos të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që partia në pushtet publikon video të tilla duke akuzuar rëndë ish-qeveritarët.

Të ngjashme