VV-ja publikon numrat e telefonit të deputetëve, Selmanaj thotë se i mori 130 SMS

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Vetëvendosje po përdor edhe metoda presioni ndaj deputetëve duke u munduar që t’i bind ata të mos e votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Kurti.

Driton Selmanaj, deputet i LDK’së ka akuzuar VV’në se militantë të saj po u dërgojnë sms në telefonat e tyre, duke u thënë që të mos e votojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se deri tani i kanë ardhur 130 sms të tillë, dhe ka kërkuar nga VV që të ndalet kjo praktikë. Sipas tij, kjo nuk është demokratike, por presion e shantazh.

Numrat e telefonit të deputetëve janë shpërndarë në një grup në Facebook që e mbështet Kurtin të mbetet kryeministër.


Të ngjashme