Kuvendi është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në seancë kanë marr pjesë deputetë e opozitës ndërsa nga pozita në një konferencë për media kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë.
Deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli, ka thënë se raportimet e opozitës për këtë çështje janë dezinformata e se ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të mbetet pa bukë.
Tutje, Dugolli ka shtuar se kërkesa e opozitës për dorëheqje të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusrai-Lila, është shantazh dhe VV nuk pranon atë.
Kjo nuk është hera e parë që VV-ja i bojkoton seancat e thirrura nga opozita, njëjtë ndodhi edhe javën e kaluar.
LEXONI EDHE: