VV-ja thotë se Ministria e Mbrojtjes po dështon të shndërrojë FSK-në në Ushtri

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 14:02 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se Ministria e Mbrojtjes, ka dështuar të shndërrojë FSK-në në ushtri, raporton EkonomiaOnline.

Ndërsa ka akuzuar presidentin Thaçi se po e zvarrit procesin e emërimit të gjeneralëve.

Anëtari i kësaj partie, Shemsi Syla, ka përmendur disa ngecje, që sipas tij po e përcjellin këtë Ministri.

 “Riorganizimi i FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, si dhe vendosja e elementit udhëheqës drejtues i parealizuar, projektet kryesore që është dashur të jenë të përfunduara asnjë nuk është e gatshme e miratuar. Personeli ushtarak dhe cili gjendet në një gjendje kapsi, Ministria e Mbrojtjes nuk e ka shfrytëzuar buxhetin e planifikuar vetëm 3%:, tha ai.

Syla po ashtu përmendi edhe buxhetin e kësaj ministrie, i cili sipas tij është i pamjaftueshëm, ndërsa kërkoi që të ndalohet “punësimi partiak”.

“Buxheti i ndarë për FSK-në ka qenë i pamjaftueshëm, edhe atë buxhet që e ka pasur nuk e ka shfrytëzuar. Ministria e Mbrojtjes parasheh që mbi 3 milion euro ti shpenzoj për këtë vit, i bëjmë thirrje stafit civil që të mos marrin për bazë asnjë vendim pas rënie të qeverisë. Të ndalet punësimi i militantëve partiak, të mos ndërhyhet në strukturën organizative të gjitha këto ne do t’i padisim dhe nuk do të merren parasysh nga Qeveria e re”, tha ai.

Ushtaraku me profesion, Enver Dugolli shprehi shqetësimin për shndërrimin e FSK-së në ushtri dhe fuqizimin e saj, teksa përmendi edhe armatosjen e Serbisë nga Rusia.

“Jemi dëshmitar të një gare të fuqishme të Serbisë për blerjen e armatimit tejet moderne, janë sinjal që Serbia pi lëviz fuqishëm si forcë dominante në rajon. Kosova ka një FKS e cila është ende e paaftë të merr atë kontroll dhe detyrë. Kemi KFOR-in që është neutral ndaj statusin e Kosovës. Kemi një klasë politike e cila nuk bëri asgjë në ngritjen e kapaciteteve mbrojtës, kemi mbet më një pozicion të vështirë në avancim të kësaj force”, tha ai.

VV-ja akuzoi edhe presidentin Thaci, i cili sipas tyre po zvarrit emërimin e personelit adekuat në FSK.

“Presidenti zvarrit proceset, duke qenë komandat suprem këtë forcë e shfrytëzon për konsum ditor, zvarrit dhe neglizhon gjeneralët, duke krijuar pengesa për funksionalizimin  e Forcës”, tha Dugolli.

Të ngjashme