Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri, ka zyrtarizuar edhe kandidatin e tretë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Prezantimi është bërë në konferncë për media.
VV-ja ka njoftuar se Kreshnik Merxhani, nga Qarku i Gjirokastër, është kandidat i mbështetur nga kjo parti. Është hera e parë që VV-ja po garon në zgjedhjet në Shqipëri.
Më herët kanë zyrtarizuar kandidimin edhe Boiken Abazi e Iliaz Shehu.