Në tubimin e Vetëvendosjes në Istog ka folur edhe kandidati për deputet i cili vjen nga pakica boshnjake, Mehmed Çeman. Ai kritikoi ashpër pushtetet e pasluftës, për të cilët tha se e kanë zhytur vendin në krim dhe asnjëherë nuk i kanë trajtuar me dinjitet pakicat.
Ai u shpreh i bindur se VV do të triumfojë me 11 qershor dhe se nga kjo datë Albin Kurti do të jetë Kryeministër, si dhe tregoi arsyet që kanë bërë të jetë pjesë e VV-së.
“Jam me Vetëvendosjen sot sepse vetëm Vetëvendosje është për drejtësinë, respektimin e pakicave dhe të drejtat e njeriut, respektimin e vlerave të luftës, të cilat ata që thirren si krah i luftës i kanë shkelur”, tha në fjalën e tij, kandidati boshnjak në listën e deputetëve të VV-së, Mehmed Çeman.