VV kërkon mobilizim të prishtinasve për t`iu thënë jo pazareve me troje kombëtare

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 19:38 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Ujmani është buka jonë dhe drita jonë prandaj ne i themi jo pazareve me troje kombëtare”, tha para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në takimin mobilizues në Prishtinë.

Kurti përgënjeshtroi zërat se protesta e 29 shtatorit do të jetë e dhunshme. Ai tha se ata që flasin për dhunë janë me të dhunshmit, raporton EkonomiaOnline.

“Presidenti i Kosovës po përpiqet të na bind se rruga e Kosovës për në BE kalon për në Beograd kur është e kundërta, rruga e Serbisë për në BE kalon nëpër Prishtinë”.

“Ne i kemi tri leva të fuqishme kundër Serbisë të cilat nuk i shfrytëzoj asnjë qeveri e asnjë president tash e  dhjetë vjet. Është integrimi i Serbisë në BE që varet nga Kosova dhe reciprociteti i të drejtave mes Kosovës dhe Serbisë kur dihet që shqiptarë nuk ka vetëm në Luginë të Preshevës e në përgjithësi ka më shumë shqiptarë në Serbi sesa serbë në Kosovë. Thaçi e bëri demarkacionin me Malin e Zi dhe na hupi 8200 hektarë. Ai nuk e kërkoj Plavën dhe Gucinë”.

Sipas kryetarit të VV-së, derisa me korrigjimet po zvogëlohet territori i Kosovës, Thaçit është duke iu zgjatur koha si president.

“Me korrigjimet e tij Kosovës i zvogëlohet hapësira e atij i zgjatet koha si President. Prandaj protesta jonë më 29 shtator është protestë për shtetin tonë kundër pushtetin të tij. Thaçi është një kukull që beson se është njeri”.

“Nga Ujmani ujiten tokat pjellore dhe pa Ujmanin vetëm 8 orë mund të kemi rrymë. Ujmani është buka jonë dhe drita jonë prandaj ne i themi jo pazareve me troje kombëtare”.

“Mos ju besoni atyre që parashikojnë për dhunën sepse ata dëshirojnë dhunë sepse ata tashmë janë me të dhunshmit. Protesta do të jetë paqësore dhe vetëm paqësore”.

Se presidentin e vendit mund ta ndalin vetëm qytetarët e tha edhe deputetja Fitore Pacolli.

Ajo tha se në protestën e së shtunës përveç nga qytetet e  Kosovës, nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, do të marrin pjesë edhe qytetarë nga diaspora.

“Me 29 shtator do të takohen mijëra qytetarë do të vijnë nga vendet e tjera nga Lugina e Preshevës, nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi do të vijnë edhe nga vendet e tjera të botës”.

“Vendi jonë nuk ka qenë asnjëherë në rrezik sikur tash në rrezik jo nga jashtë por nga brenda. Presidenti nuk mund të ndalet nga jashtë nëse nuk e ndalim na. Thaçi ndalet nga brenda ndalet nga na”, tha ajo.

Kurse Arben Vitia, derisa ka bërë thirrje që prishtinasit t`i bashkohen protestës, ka thënë se të shtunën do të përçohet mesazhi se qytetarët e Kosovës janë më të dinjitetshëm se Presidenti Hashim Thaçi.

Sipas Vitisë, Hashim Thaçi është duke manipuluar me shqiptarët që duan bashkimin me Luginën në mënyrë që ta jep veriun e Kosovës.

“Nuk ka asnjë shqiptar që është kundër bashkimit të Kosovës Lindore ndaj ai po manipulon me ndjenjat tona që ta jep veriun. Ai kurrë nuk e ka ndihmuar Kosovën lindore.. kjo është e papranueshme dhe fyese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Pozitive është se tani ai ka mbetur vetë më i vetëm se kurrë dhe është momenti i duhur që të dalim mbi interesin e secilit subjekt politik që populli nuk është me të”.

“Qytetarët e dashur mos ta lëshojmë këtë shancë merrni me veti familjarët, miqtë shokët e punës …ta shpëtojmë Trepçën e Ujmanin, ta shpëtojmë Kosovën me dinjitet”, tha Vitia.

Ky takim mobilizues është mbajtur pas vazhdës së takimeve të ngjashme në komunat e tjera të Kosovës.

 

 

Të ngjashme