VV kishte marrë mandat historik më 14 shkurt, por qeverisja nuk është historike
Prishtinë | 15 Nën 2021 | 01:16 | Nga Demush Shasha
- Kosova eshte model demokracie per rajonin. Ashtu sic duhet pergezuar fituesit, njejet duhet pergezuar humbesit. Bashke keni vendosur standard per rajonin.
- Sot Perparim Rama ka bere histori me permbysje te rezultatit. Fitorja e PR-se nuk eshte vec e rendesishme per Perparimin, por edhe per LDK-ne. Prishtina eshte mesazh nga e ardhmja per partite politike. Fitorja e Ises ne PR, ka qene fillimi i ngritjes se LDK-se. Fitorja e Shpendit ne PR, ka qene fillimi i ngritjes se VV-se.
- Lumiri ka konsoliduar poziten e vet brenda LDK-se dhe ka pozicionuar veten si kandidat kryesor per lider te vendit.
- Fitorja e PDK-se eshte fitore e krahut civil te PDK-se. Eshte fitore e Memlit, Bedrise, Shaqirit, Uranit, Vlores, Bernardit. PDK, ne sfondin me te veshtire te mundshem partiak, ka marr mbeshtetje te plote per vazhdimin e rrugetimit civil partiak.
- VV ka marr mandat historik me 14 shkurt. Me ate mandat VV qe nga dita e pare eshte dashur te beje histori. 9 muaj me vone qeverisja e treguar eshte e mire, ama jo historike. Pra ka nje hendek ne mes pritjeve te qytetareve dhe qeverisjes VV-se. Tani, me perfundimin e zgjedhjeve lokale, VV duhet te kthej vemendjen e plote ne nderimin e besimit te qytetareve me nje qeverisje me te vertet historike. Pra, jo cic-mica, por histori.