Ministria e Punëve të Brendshme është e vetmja shpresë për të realizuar premtimet e tyre dy partitë e para fitues të 6 tetorit.
Të dyja partitë të cilat janë duke bërë “luftë”, për këtë ministri si Vetëvendosja si LDK-ja kanë dhënë premtime që kanë të bëjnë më këtë dikaster, thotë njohësi i çështjeve politike në vend Shkodran Ramadani.
“Përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Vetëvendosje pati premtua se kanë me luftua krimin dhe korrupsionin e LDK-ja përmes kësaj ministrie pat premtuar se do t’i zbardhë vrasjet politike gjatë dhe pas luftës për të dyja kjo ministri është një dikaster kyç me të cilën munden mi realizu premtimet elektorale”.
Sipas tij asnjëra palë nuk besojnë tek njeri tjetri se do t’i realizojnë qëllimet e tyre.
Madje “lufta” e bërë nga LDK-ja për këtë ministri ka dhe një arsye tjetër thotë Ramadani për arbresh.info.
Ani pse nuk beson se luftimi i korrupsionit lidhet me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“VV-ja nuk i beson LDK-së ajo mund ta luftojë korrupsionin në anën tjetër LDK-ja s’beson se VV-ja mund të punojë për zbardhjen e vrasjet e pasluftës, pasi që ndonjë nga radhët e VV-së që mund të jetë i përfshirë në një mënyrë në këtë afera. Andaj vlon tensioni mes tyre dhe ka luftë të ashpër për atë ministri. LDK-ja kërkojnë që edhe Ministria e Punëve të Jashtme edhe ajo e Brendshme ti takon atyre pasi që VV-ja tash ka marr Kryeparlamentarin. Nuk besoj se mund të çaloj për këtë ministri pasi që luftimi i korrupsionit bëhet nga pushteti gjyqësor dhe është e ndarë nga ekzekutivi. Kishin mujt diçka me bë, por jo aq sa do Vetëvendosja. Nëse nuk e marrin vetëvendosje mundet mu arsyetua që s’ka mujt me luftua korrupsionin pasi se ka pas këtë ministri”.
E për këtë zhurmë që po bëhet për MPB-në, Ramush Tahiri njohës i çështjeve politike ka një tjetër shpjegim.
Sipas tij ndarja e posteve është avaz i Qeverive të kaluara e që po vazhdojnë edhe tash.
Derisa shton se është vullneti i partive ai që ndikon në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuara e jo dikasteret.
“Qeveria do ta luftoj krimin e korrupsionin e jo partitë brenda qeverisë. Tash pse po luftojnë për vende brenda qeveris është avaz i viteve të kaluara. Unë thjesht e shohë vullnetin të Vetëvendosja që s’ka qenë asnjëherë në pushtete dhe s’ka qenë e përfshirë në krim të organizuara ta bënë ç‘kapjen e shtetit nga oligarkët dhe nga lidhja e politikes me kriminalitetin. Këtë e shohë si te mirë të përbashkët edhe nga VV edhe nga LDK”.
Kujtojmë se VV e LDK-ë tash e tre muaj janë në përpjekjeje për të arritur një marrëveshje për koalicion, por që deri më tash ndarja e posteve ka bërë që ky koalicion të mbetet vetëm dëshirë.
Në fillim bllokimin e koalicionit e bëri posti i presidentit, pastaj i kryeparlamentari, ministritë e deri te bordet bënë që dy partitë mos të arrijnë marrëveshje.
E derisa Kurti e Mustafa janë në përpjekjeje për finalizim, trysnia ndaj Kurtit po vjen edhe nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Pas një përpjekjeje Thaçi përsëri të premten i ka bërë thirrje Kurtit të dorëzoj emrin e Kryeministrit tek ai ose në rast se nuk i ka numrat të lirojë vendin për ta mandatuar një parti tjetër.