Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Gjykatave në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekajt dhe në atë të ish-kryetariot të Gjykatës Komuanle të Prishtinës, Nuhi Ukajt. Sipas këtij subjekti politik, këto dy rastë dëshomojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovës është i kapur dhe se punon me standarde të dyfishta.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se vendimet e Gjykatave në këto dy raste janë të padrejta dhe skandaloze.
“Dje dhe pardje ishim dëshmitar të dy vendimeve të padrejta dhe skandaloze. Të enjten Gjykata Themelore në Prishtinë nxori një aktvendim për mbylljen e seancave gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekajt apo njeriun e klanit “printo” përbrenda sistemit të drejtësisë. Pra gjykata vendosi që të përjashtoi mediat dhe publikun nga seancat gjyqësore edhe pse me Kushtetutën e Kosovës dhe me Kodin e Procedurës Penale garantohet transparenca dhe publiciteti i seancave gjyqësore”, ka deklaruar Haxhiu duke thënë se kështu ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare po mundohen të fshihen nga publiku.
“Rasti i dytë ishte skandali që ndodhi dje, ku Gjykata Themelore në Prizren shpalli të pafajshëm drejtuesin e një grupi kriminal, Nuhi Ukajn apo ish-kreun e Gjykatës Komunale në Prishtinë i cili akuzohej për krim të organizuar dhe mashtrim… Sistemi i drejtësisë ka marr rolin e avokatëve apo të mbrojtësve të kriminelëve ose po shërben si lavatriqe e tyre”, ka shtuar deputetja Haxhiu duke thënë se drejtësia po punon me standarde të dyfishta, pasi sipas saj në rastet e personave të afërt me pushtetin, gjykatat po i lënë rastet të vjetrohen, ndërsa në rastet e kundërshtarëve politik, si anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, rastet nuk vjetrohen.
Ndërsa Ish-avokati i Popullit, tani anëtar i Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se gjykatat dhe ekspertët kanë vërtetuar se Nuhi Ukaj ka shkaktuar dëme në vlerë 60 milionë euro. Prandaj sipas tij lirimi i ukajt është skandaloz. Ai në fund ka thënë se Kosova nuk mudn të pres liberalizim të vizave përderisa gjyqësori është në këtë nivel.
“Nuk mund të pritet liberalizim i vizave përderisa vazhdimisht në Raportin e Progresit thuhet se Sistemi i drejtësisë në Kosovë është në stadin fillestar”, është shprehur Kurteshi.