Për nder të ditës së mërgatës, aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje kanë realizuar një aktivitet simbolik para Ministrisë së Diasporës.
Ata vendosën para kësaj ministrie një pankartë në të cilën shkruhej: “Bashkatdhetarët tanë trajtohen të huaj në mërgatë, të huaj në vendin e tyre”.
Vlora Haxhimehmedi tha se mergimtarët nuk po trajtohen në mënyrë siç e meritojnë, raporton Ekonomia Online.
“Porosia e qartë është se bashkatdhetarët po trajtohen si të huaj në mërgatë e të huaj në vendin e tyre. Sikur të mos mjaftonin vështirësitë e mëdha dhe në shumë raste diskriminimi që ju bëhet jashtë vendit, ata gjithnjë e më shumë po trajtohen nga institucionet si të huaj edhe në vendin e tyre. Nëpërkëmbja e të drejtës për të votuar, deri tek pagesa për kartonin e gjelbër në radhët e gjata në kufi e deri tek kërkesa për ryshfete, këto institucione e kanë kthyer mërgatën tonë në objekt mashtrimi”
“Kjo situatë thërret për ndryshim të menjëhershëm. Ne angazhohemi për garantimi e të drejtës së votës për mërgatën. Duhet të punojmë për atë që njihet në rikthimin e trurit të cilët janë në mërgatë. Bashkatdhetarët duhet ta kenë të qartë se të huaj nuk po ndihen vetëm ata kur kthehen në Kosovë, të huaj për institucionet e këtij vendi po ndihen të gjithë ata qytetarë që e kundërshtojnë regjimin që sundon në Kosovë”, tha ajo.