VV merr 49,79 %, PDK 21,18% dhe LDK 13,77%

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Në konferencën e pestë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49,79% të votave, ndërsa e dyta është PDK me 21,18% dhe e treta renditet LDK me 13,77%.

Ndërsa numërimi për kandidatët për deputetë do të fillojë nesër në ora 12:00.

“Në vijim do të merren të gjitha rezultatet dhe do të shfaqen në platformë, por rezultati i 95.99 për qind e vendvotimeve është ky, shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë votat e diasporës, me kusht dhe me nevoja të veçanta. numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i subjekteve politike do të fillojë nesër në orën 12:00 për shkak se i gjithë materiali do të pranohet gjatë natës, dhe fillimi do të filloj prej orës 12:00”, ka thënë Radoniqi.

Rezultati i të gjitha partive:

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 49,79%

            2.         Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21,18%

            3.         Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13,77%

            4.         AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5,74%

            5.         Srpska Lista – 3,87%

            6.         NISMA Socialdemokrate – 1,72%

            7.         Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0,63%

            8.         Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 0,46%

            9.         Koalicija Vakat – 0,45%

            10.       Nova Demokratska Stranka – 0,40%

            11.       Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 0,30%

            12.       Socialdemokratska Unija (SDU) – 0,28%

            13.       Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 0,21%

            14.       PSA – 0,20%

            15.       PAI–PDAK–LPB – 0,19%

            16.       Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 0,17%

            17.       Lëvizja Përparimtare – Romët e Kosovës (LPRK) – 0,15%

            18.       Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 0,10%

            19.       FJALA – 0,10%

            20.       Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 0,09%

            21.       Iniciativa Qytetare për Kosovën – 0,08%

            22.       Kosovski Savez – 0,05%

            23.       Kosovaki Nevi Romani Partia – 0,03%

            24.       Nezmdin Sejdiu – 0,03%

Të ngjashme