VV në Prishtinë nesër nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion

| 01 Qer 2020 | 20:10 | Nga

Dega e VV-së në Prishtinë përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga dita e nesërme prej orës 10:00 do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion, ku kërkohen zgjedhje të reja nacionale.

Postimi i plotë:

PETICIONI DUAM ZGJEDHJE EDHE NË SHESHIN NËNA TEREZË

Nesër me fillim në ora 10:00 deri në 18:00 , duke respektuar distancën dhe të gjitha masat për luftimin e COVID-19, do të jemi të vendosur në sheshin ‘Nëna Terezë’ për të mundësuar plotësimin dhe nënshkrimin e PETICIONIT me kërkesën për ZGJEDHJE.

Ju mirëpresim.

Të ngjashme