VV nesër mblidhet në shesh, dikush iu çon aty fotografi të Agon Musliut

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një aksion simbolik ka nisur në sheshin kryesor të Prishtinës ku bëhet thirrje për drejtësi lidhur me rastin e Agon Musliut, 26 vjeçarit nga Gjilani i cili vdiq në Qendrën Studentore gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë, raporton Ekonomia Online.

Në shesh janë përdorur edhe slogane të ndryshme si “Unë nuk e pata askënd të më mbrojë”.

Kujtojmë se Musliu vdiq rreth një muaj më parë në Qendrën Studentore, ku po qëndronte në karantinë.

Deri tani janë duke u zhvilluar hetime, pasi që babai i tij, Naim Musliu, ka akuzuar autoritetet e shtetit dhe Qeverinë Kurti për neglizhencë ndaj të birit.

Ky i fundit, raportohet se kishte një gjendje të rënduar psikologjike, por edhe probleme të tjera shëndetësore para se të vendosej në karantinë, pas kthimit nga Gjermania.

Një organizim në pikat e kuqe që janë vendosur në shesh e kanë paralajmëruar për nesër Vetëvendosje.

Nga partia e Albin Kurtit kanë deklaruar se nesër do të mblidhen deri në 5 mijë persona.

Të ngjashme