VV pa simbole shtetërore, Ramadani: Çfarë mesazhi po çoni? Goditje ndaj shtetit, sovranitetit dhe pavarësisë

Prishtinë | 12 Jan 2025 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Vetëvendosja ka vazhduar që as në fushatë zgjedhore të mos paraqes simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, duke i mbajtur vetëm ato të Shqipërisë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar duke shkruar se lidershipi i vërtetë i provomovon simbolet e shtetit dhe jo t’i shmang ato.

“Çfarë mesazhi dërgon një parti në fushatë zgjedhore kur shmang flamurin e shtetit që drejton? Pse kjo është nënvlerësim i sovranitetit të shtetit të Kosovës?”, shkroi Ramadani.

“Kjo krijon përshtypjen se shteti aktual trajtohet si i përkohshëm dhe pa dilemë dëmton legjitimitetin e shtetit. Kjo është edhe goditje ndaj krenarisë së popullit, që nënkupton shtetin, sovranitetin dhe pavarësinë e arritur me sakrifica!”, tha Burim Ramadani.

Të ngjashme