VV për pezullimin e Kuvendit: Vendim i njëanshëm i Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 05 Sht 2025 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin 25-ditor të punës së Kuvendit të Kosovës, pas ankesës së Listës Serbe.

Sipas LVV-së, vendimi është i njëanshëm dhe dëmton funksionimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit.Sipas tyre, Gjykata ka marrë një qëndrim të njëanshëm që nga fillimi i procesit dhe pezullimi për një çështje si moszgjedhja e një Nënkryetari nga Lista Serbe është i pajustifikueshëm.

“Gjykata Kushtetuese që në krye të herës ka mbajtur anë duke marrë këtë vendim sot. Ndalimi i punës së 120 deputetëve është në kundërshtim të plotë me funksionalizimin e një nga institucioneve më të rëndësishme të shtetit siç është Kuvendi. Kydiktat i Gjykatës Kushtetuese që ka vendosur Kuvendin në pauzë pse Lista Serbe nuk mori votat e mjaftueshme për të pasur një Nënkryetar, po i çon në 112 ditët e pritjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, prej 15 prillit kur dhe filloi procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme