VV: Qeveria pa strategji për integrim, pas ministrisë shuan edhe zyrën koordinuese

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 13:21 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Taulant Kryeziu, ish-zëvendësministër Integrimit Evropian nga radhët e VV-së,  ka thënë se Kosova nuk arrit të kalojë më shumë se 50 për qind të planit Kombëtarë të MSA-së, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për media ka kritikuar qasjen e Qeverisë Hoti, sa i përket integrimeve Evropiane.

Kryeziu ka thënë se BE-ja ka kërkuar vazhdimisht luftim të korrupsionit dhe  drejtësi të pavarur, por sipas tij me këtë qasjes, integrimi në BE do të jetë i vështirë.

“Aktualisht nuk kemi asnjë matje të zbatimit të Planit Kombëtarë të MSA-së.

“Kjo qeveri e ka shuar ministrinë e Integrimit Evropian, duke formuar departamentin për  integrime evropiane, ndërsa sot pritet që edhe këtë do ta shfuqizojnë .Kjo qeveri për katër muaj nuk ka mbledhur asnjëherë këshillat e brendshëm për Integrim Evropian. BE-ja po përsërit se duhet më pas drejtësi të pavarur, dhe luftim të krimit e korrupsionit. Unë e shohë të vështirë me këtë qasje integrimin në BE”, tha Kryeziu.

Ndërsa  deputetja Fitore Pacolli shtoi se  këtë vit kishim një shans të mirë me zgjedhjet e tetorit ku raporti i bashkimit evropian të ishte më shpresëdhënës.

“Këta persona që janë në Qeveri vazhdojnë të mos kenë politik që Kosova të shkoj drejt BE-së. Kjo Qeveri dhe qeveritë tjera në parim ishin që të mos lejojnë vazhdimin e reformave. Pra kjo për shkak se çdo reformë që inicioi qeveria Kurti e dobësoi kjo qeveri”, tha Pacolli.

Ajo shtoi Raporti i Progresit konfirmon ngecjen e Kosovës në procesin e integrimit.

” Ky është një raport shumë i rëndësishëm dhe është pasaportë që përcakton investimet e huaja në vend. Liberalizimi i vizave është konfirmuar se është shumë larg. Ky raport e ka rikonfirmuar që Kosova ka stagnuar në integrime evropiane. Kosova nuk ka shënuar një progres në administratën publike”.

Sipas saj, raporti paraqet edhe ngecje tjera dhe ndërhyrje të politikës në transmetuesin publik.

Të ngjashme