Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore për të akuzuarit në rastin e njohur si Pronto.
Bajqinovci ka shkruar në Facebook se me të gjitha provat e publikuara, prapë janë liruar protagonistët e rastit Pronto. Kjo sipas tij, tregon për kapjen e shtetit nga PDK-ja.
“Këtij shteti i duhet urgjentisht ligji i vetingut që të spastrohen gjykatat nga gjykatës të cilët marrin vendime arbitrare. Çfarë prova tjera duhet Grabovci and Co të dënohen. Turp!!!”, ka shkruar ai.