Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media thotë se kanë kaluar shtatë vite që prej zmbrapsjes së Qeverisë nga shtrirja e sovranitetit në veri të Kosovës.
Vetëvendosje shton se madje nuk shënohet as dita e rënies heroike të dëshmorit Enver Zymberi, e vrasësit e tij enden në liri, transmeton Koha.net.
“Që prej atëherë, çka ka bërë Hashim Thaçi dhe qeveritë e tjera janë vetëm negociatat me Serbinë. Lëshimet ndaj Serbisë vazhdojnë ndërkohë kjo datë më nuk shënohet prej Hashim Thaçit. Madje nuk po shënohet as për hir të aktit heroik të rënies së dëshmorit Enver Zymberi. Ai ishte flijuar për shtrirjen e plotë të sovranitetit të vendit. Ndërkaq, vrasësit e tij vazhdojnë të jetojnë në liri përkundër kohës që ka kaluar”, thotë VV.
Vetëvendosje më tutje shton se, “e vetmja gjë që ka ndryshuar në tavolinat e Brukselit është se Thaçi tani aty ulet si president, por negociatat mbesin të paprekura dhe kompromiset në dëm të Kosovës veç sa janë rënduar dhe shtuar”.