Lëvizja VV në Ferizaj njofton anëtarësinë dhe qytetarët e Ferizajt, se pas analizës së gjatë të gjendjes politike në strukturat udhëheqëse, si në nivel lokal dhe po ashtu në atë qendror; se ka vendosur të ketë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve për kryetar që janë tanimë në balotazh më 19 nëntor.
“Parimet e Lëvizjes VV në çdo nivel janë që të qëndrojë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe qytetarit. Lëvizja VV nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit doli edhe më e fuqishme, duke u rritur si për nga vota fizike, ashtu edhe në përfaqësim në asamblenë komunale”, thuhet në një komunikatë të këtij subjekti.
VV thotë se do të jetë një opozitë konstruktive dhe zëri i qytetarëve, në mbrojtje të interesit publik dhe qytetar.