Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar vendimin e presidentit Thaçi që t’ia japë mandatin PAN-it për të nominuar kryeministrin e ri pas dorëheqjes së Haradinajt, raporton EkonomiaOnline.
Kjo parti po e kundërshton këtë vendim, ndërsa ka paralajmëruar mbledhjen e nënshkrimeve për shpërbërjen e Kuvendit.
“Presidenti ka marrë në hap të papranishëm që t’ia japë mandatin PAN-it. Ne e kundërshtojmë dhe i kemi të gatshëm nënshkrimet për shpërbërjen e Kuvendit, tha Shemsi Syla në një konferencë për media, ku së bashku me Enver Dugollin dhanë kritika për Ministrinë e Mbrojtjes.