VV thotë se Kurti u ftua nga Qeveria për të diskutuar për dialogun

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, është ftuar për të diskutuar me Qeverinë aktuale, rreth çështjes së dialogut të ardhshëm me Serbinë.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, në një postim të tij në Facebook.

Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje, dy ditë më parë, pranoi një letër në të cilën ishte ftesa për Kurtin për diskutim rreth negociatave.

”Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, thuhet në postimin e Manxhukës.

Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti…

Gepostet von Arlind Manxhuka am Donnerstag, 11. Juni 2020

Të ngjashme