VV: Vazhdimi i paraburgimit ndaj aktivistëve, vendim totalitar

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 13:56 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizje.

VV përmes një njoftimi ka thënë se ky vendim përveçse është i papranueshëm dhe skandaloz, është dëshmi se shteti i Kosovës dhe institucionet e tij ka marrë modelin e shtetit totalitar, ku Policia përzihet në punët e Prokurorisë dhe gjykatave, duke ua imponuar vendimet për të arrestuarit.

“Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që të heqin dorë nga këto vendime dhe nga shërbimi ndaj grupimeve kriminale, siç është klani Pronto. Dhe i bëjmë me dije pushtetit, se këto veprime nuk do të zbehin në asnjë moment aktivitetin e Lëvizjes sonë kundër këtij regjimi që po ecë hapave të regjimeve totalitare”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Më poshtë njoftimi i plotë:Ashtu siç paralajmëroi drejtori i njësitit anti-terror të Policisë së Kosovës para dy ditëve në një emision televiziv, Fatos Makolli, 6 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuar pa kurrfarë provash për sulmin në Kuvend, iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Ky vendim përveçse është i papranueshëm dhe skandaloz, është dëshmi se shteti i Kosovës dhe institucionet e tij ka marrë modelin e shtetit totalitar, ku Policia përzihet në punët e Prokurorisë dhe gjykatave, duke ua imponuar vendimet për të arrestuarit.

Një vendim i tillë, pa u marrë asnjëri nga të arrestuarit asnjëherë në pyetje dhe pa pasur asnjë fakt që tregon lidhjet e sulmit të Kuvendit me aktivistët tanë, është veprim që shpërfaq lidhjen zinxhir-ore mes klanit Pronto dhe Policisë, Prokurorisë e gjykatave, ku të gjitha së bashku përdorin trasnmetuesin publik RTK-në si zëdhënësin e tyre.

Asnjëra nga këto institucione nuk po synon rendin apo drejtësinë, por po garojnë me njëra-tjetrën se kush po i shërben me mirë pushtetit kriminal.

Ashtu siç ndodhi edhe arrestimi i 6 aktivistëve, pas një mori shpifjesh e montimesh të Policisë dhe institucioneve të tjera shtetërore të kapura, në të njëjtën mënyrë erdhi edhe ky vendim, në vazhdën e luftës speciale të pushtetit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që të heqin dorë nga këto vendime dhe nga shërbimi ndaj grupimeve kriminale, siç është klani Pronto.

Dhe i bëjmë me dije pushtetit, se këto veprime nuk do të zbehin në asnjë moment aktivitetin e Lëvizjes sonë kundër këtij regjimi që po ecë hapave të regjimeve totalitare.

Mbesim të përkushtuar dhe do të angazhohemi me gjitha kapacitetet tona që të çlirojmë institucionet e kapura nga klani Pronto, në mënyrë që të kemi një shtet të së drejtës, një shtet demokratik dhe ligjor.

 

Të ngjashme