Ekonomia Online
FUNDIT

VV vazhdon takimet me ambasadorë, thonë se janë gati të qeverisin

VV vazhdon takimet me ambasadorë, thonë se janë gati të qeverisin

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin Dardan Sejdiu, kanë takuar sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq. Gjatë këtij takimi u diskutua rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit dhe mbi oraret kushtetuese të formimit të koalicioneve qeverisëse, me ç’rast z. Kurti e z. Sejdiu folën mbi 40 masat konkrete për […]

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin Dardan Sejdiu, kanë takuar sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Gjatë këtij takimi u diskutua rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit dhe mbi oraret kushtetuese të formimit të koalicioneve qeverisëse, me ç’rast z. Kurti e z. Sejdiu folën mbi 40 masat konkrete për konsolidimin e zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë e Vetëvendosjes për të drejtuar qeverinë, thuhet në një njoftim të VV-së.

“Këto 40 prioritete që burojnë nga Alternativa qeverisëse mbi Shtetin e së Drejtës, Shtetin Zhvillimor dhe Shtetin Social, u prezantuan si projekti me të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE! synon ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik e social të tij, përmes qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti”.

Ambasadorja kroate, Kapitanoviq, thuhet se shprehu mbështetjen e saj dhe të shtetit kroat për vendin tonë, si dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës e Kroacisë.

Në takim, po ashtu, u shpalosën qëndrimet e VV-së mbi dialogun dhe tema të tjera, ku u diskutua veçanërisht rëndësia e angazhimit të përbashkët për të mundësuar avancimin e Kosovës në integrimet evropian dhe bashkëpunimin për NATO-n. Gjithashtu, u veçua edhe roli i mërgatës në ekonominë vendore me përvoja të përbashkëta të Kosovës e Kroacisë në këtë fushë.

Në fund, nga të dyja palët pati dakordim për të vazhduar komunikimin, për takime të tjera në të ardhmen e për thellim të bashkëpunimit.

Të ngjashme