VV zëvendëson të dorëhequrit, 5 emrat e rinj në Kryesi

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 20:11 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e 32-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Para delegatëve të Këshillit, kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, mbajti fjalën hyrëse. Në këtë mbledhje Sekretariati për Financa raportoi për të hyrat dhe shpenzimet e Lëvizjes përgjatë tre mujorit të kaluar. Po ashtu ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, bëri një raportim lidhur me gjendjen organizative në sekretariat të Përgjithshëm dhe në Qendrat e Lëvizjes duke treguar kështu për hapat e ndërmarrë dhe ndryshimet e bëra në përgjithësi.

Këshilli i Përgjithshëm, po ashtu, mori vendim për pranimin e dorëheqjeve nga Kryesia e Lëvizjes dhe bëri plotësimin me 5 anëtarë të rinj që u votuan sot në mesin e 13 propozimeve për kandidatë.

Pesë anëtarët e rinj, prej të cilëve 3 gra e 2 burra, të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të zgjedhur përmes votimit të fshehtë , me shumicë votash në mesin e 13 propozimeve janë:
Mytaher Haskuka
Fitore Pacolli
Arben Vitia
Vlora Haxhimehmedi
Tinka Kurti

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/kurti-ardhja-e-vv-se-ne-pushtet-ta-vendose-kosoven-ne-binaret-e-zhvillimit/

Të ngjashme