Ylli i St Etienne, Wahbi Khazri ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Metz në Ligue 1 duke hedhur që tani kandidaturën për të fituar çmimin Puskas që jepet për golin më të mirë të vitit.
Metz dhe St Etienne luajtën baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligue 1.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Farid Boulaya (9’) për vendasit dhe Wahbi Khazri (16’) për mysafirët.
Megjithatë, goli i shënuar nga mysafirët ishte ai i cili befasoi të gjithë dhe ka pushtuar çdo medium dhe rrjet social.
Khazri ka arritur të shënojë njërin nga golat më të mirë të sezonit, në mos thënë më i miri deri tash.
Sulmuesi tunizian ka arritur të shënojë një gol të jashtëzakonshëm nga një largësi prej rreth 70 metrash.
Goli i Khazrit tashmë ka hedhur kandidaturën për të fituar çmimin Puskas.