Walker besatohet se do të bëjë çdo gjë për Kosovën

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 14:12 | Nga

Sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mikut të madh të shqiptarëve, ambasadorit William Walker iu nda mirënjohje për kontribut në shëndetësinë publike të Kosovës.

Mirënjohja iu nda nga Drejtori i IKSHPK, Prof. Dr Naser Ramadani, i cili me këtë rast tha se institucioni më i lartë i shëndetësisë Publike në Kosovë, ka vendosur të nderojë ambasadorin William Walker me një mirënjohje të lartë për kontributin e dhënë në shëndetësinë Publike të Kosovës dhe për ndihmesën e madhe që i ka bërë këtij populli në mbrojtjen e shëndetit publik, njofton kumtesa.

Ambasadori William Walker, tha se ndjehet i nderuar për këtë mirënjohje.

“E keni besën e Walkerit që do të bëjë çdo gjë për Kosovën”, u shpreh ambasadori Walker.

Ambasadori Walker njihet si një mik i madh i popullit të Kosovës për kontributin e tij dhënë këtij të fundit gjatë luftës së Kosovës.

Fotografia e Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës

Fotografia e Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme