Benjamin Pavard shihet si një zëvendësues i mundshëm i Kyle Walker në Manchester City.
Mbrojtësi anglez raportohet se është afër kalimit te Bayern Munichi, teksa nga klubi gjerman drejt klubit anglez mund të transferohet francezi.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Pavard tani është në krye të listës së kampionëve anglezë, për pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.
Bayerni dhe Man City do të diskutojnë për Walker dhe Pavard në ditët në vazhdim.
Edhe gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, ka bërë të ditur se Manchester City është opsion serioz për 27-vjeçarin, shkathtësitë e të cilit thuhet se vlerësohet nga Pep Guardiola.
Por, reprezentuesi i Francës ka opsione edhe më konkrete pasi ai dëshiron të largohet nga Bayerni këtë verë.
Bisedimet janë zhvilluar me Manchester Unitedin dhe Juventusin, teksa “Bavarezët” po presin një ofertë për të së shpejti.
EXCLUSIVE: Manchester City have now Benjamin Pavard on top of their list as new right back. 🚨🔵 #MCFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 14, 2023
Pavard is Man City’s priority in case Kyle Walker will join Bayern, deal advanced on player side but not completed yet.
Bayern and City will discuss about Walker and Pavard. pic.twitter.com/Fdkrk5YqpI