Walker: E turpshme ajo që ka ndodhë me Haradinajn në Francë

Prishtinë | 04 Mar 2017 | 13:37 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Miku i madh i shqiptarëve, William Walker e ka quajtur turpëruese situatën që po ndodhë në Francë me Ramush Haradinajn. Walker ka treguar se ka ardhur në Kosovë vetëm për t’u solidarizuar me kosovarët.

Wiliam Walker tha se do të marrë kohë vetëm një minutë për të treguar atë pse është këtu, raporton Ekonomia Online.

” Njeriu mbrapa meje është një mik i mirë i imi. Ka qenë mik i imi në të kaluarën është dhe do të jetë pavarësisht se çka do të ndodhë. Kam mbërri mbrëmë vonë dhe e kam kuptuar për këtë tubim. Po dua të them dicka prëj zemre. Jam këtu që të shpreh solidaritetin tim për Ramushin dhe me të gjithë njerëzit nga Kosova. Kam menduar se sistemi i drejtësisë në Francë është më i miri në botë, por kjo që ka ndodhur me heroin e Kosovës për mendimin tim është turp”, ka thënë ai.

Ai ka thënë që duhet t’u jepet fund marrëzive që po bëhen nga Beogradi.

Të ngjashme