Mbrojtësi i djathtë i Man City, Kyle Walker mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.
Walker ka munguar për gati një muaj për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës të pësuar në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid dhe mund të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.
“Walker është i lënduar. Nuk e di nëse do të jetë me ne në pjesën e mbetur të sezonit”, tha Pep në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Leeds në Premier Ligë, përcjell lajmi.net.
Katalani foli edhe për John Stones, i cili tha se mungon në ndeshjen e ardhshme të ligës angleze, por mund të rikthehet në takimin e dytë të gjysmëfinale së Ligës të Kampionëve ndaj Real Madridit.
“Stones nuk do të jetë me ne nesër, do ta shohim nëse do të arrijë të mërkurën”, vazhdoi ai.
Man City nesër do të jetë mysafirë i Leeds (18:30) në ndeshjen e Premier Ligës, përpara super sfidës ndaj Real Madridit të mërkurën.