Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, gjatë kohës së luftës, William Walker, ka qëndruar në fshatin Reçak të Shtimes, për të përkujtuar masakrën që ndodhi sot 19 vjet aty.
Në një deklaratë për Ekonomia Online, Walker ka thënë se sa herë vjen këtu, ndjehet sikur më 1999, kur kishte ardhur për së afërmi për të parë gjenocidin që ishte bërë ndaj shqiptarëve nga forcat serbe.
“Sa herë që vijë këtu, ndjehem gjithmonë njëjtë. Gjithmonë është ftohtë dhe gjithmonë kujtoj me aq dhembje të masakruarit këtu”, ka thënë Walker.
“Është dëshpëruese, pasi këta njerëz nuk e kanë dhënë jetën e tyre për të parë Kosovën, aty ku është tash”, ka deklaruar Walker.