“Sigurisht kjo mund të ndodhë edhe te ne”, tha Wallace, duke u përgjigjur në pyetjen nëse masakra që ndodhi në Zelandë të Re, mund të përsëritet në Britani të Madhe
Ministri britanik i Shtetit për Sigurinë, Ben Wallace, ka deklaruar se Britania e Madhe mund të përballet me një sulm të ngjashëm me atë në Zelandë të Re, ku u sulmuan xhamitë.
Në një intervistë për radion BBC 4, Wallace shprehu shqetësimin e tij për, siç tha, forcimin e të djathtës ekstreme në botë.
Ai gjithashtu shtoi se po hetojnë sulmin i cili ndodhi në Londër gjatë fundjavës.
“Sigurisht kjo mund të ndodhë edhe te ne”, tha Wallace, duke u përgjigjur në pyetjen nëse masakra që ndodhi në Zelandë të Re, mund të përsëritet në Britani të Madhe.
Ai shprehu shqetësimin e qeverisë për numrin në rritje të personave të cilët përqafojnë ide të tilla.
“Nga këto arsye, 18 muaj më parë, i shqiptuam ndalesë grupit neo-nazist Veprimi Kombëtar”, shtoi Wallace.
I pyetur për masat e sigurisë nëpër xhamitë, Wallace tha se fondet për mbrojtjen e objekteve të kultit ndryshojnë varësisht nga kërcënimet dhe se duke marrë në konsideratë kërcënimin në rritje do të ndërmerren hapat e nevojshëm.
Të paktën 50 persona u vranë javën e kaluar kur një terrorist hapi zjarr mbi besimtarët gjatë namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re. /AA