Zëra të brendshëm të industrisë po spekulojnë për një blerje të mundshme të Walt Disney nga gjiganti Apple…
Grumbulli i parave të Apple prej më shumë se 200 miliardë $ është një temë e preferuar për investitorët, blogerët dhe tregtarët. Ato mund të jetë rezerva më e madhe e parave për një kompani private në të gjithë historinë. Pra çfarë do të bëj Apple me gjithë ato të holla?
Një teori është se Apple do të përdorë rezervat e saj për të blerë Disney, kjo sipas analistit të RBC Steven Cahall.
Ne po jetojmë në një botë ku “përmbajtja është mbret.” Aktualisht, ekziston një betejë e ndezur mes ofruesve të përmbajtjes për të fituar vëmendjen tuaj. Ofruesit e përmbajtjes, dua që t’iu pushtojnë në mënyrë që ju të konsumoni më shumë nga përmbajtja juaj e preferuar dhe të gjitha produktet e tjera të licensuara që e mundësojnë atë.
Kur analistët dhe investitorët mendojnë për përmbajtjen, Disney është emri i parë që iu vjen në mendje.
“Frozen” është filmi i animuar më fitimprurës i të gjitha kohërave. Përveç kësaj, pesë nga 10 filmat me fitimet më të larta për vitin 2016 ishin filma të Disney: “Captain America: Lufta Civile” ishte filmi me më shumë fitime për 2016-tën me 1.153 miliardë të ardhura, gjithashtu të përfshirë ishin dhe “Finding Dory”, “Zootopia”, “The Jungle Book” dhe “Star Wars: Rogue One”.
Apple ka folur për benefitet që merr kur zotëron përmbajtje ekskluzive dhe blerja e Disney do të zvogëlojë ekspozimin e Apple për cikle të produktit, duke zgjeruar vlerësimin e shumëfisht të AAPL dhe duke rritur fitimet e kompanisë.
Pesha e këtij bashkëpunimi është e madhe, por derisa të ndodh nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim…