Aaron Wan-Bissaka i ka treguar klubit të tanishëm Crystal Palace se dëshiron që të largohet.
Leja për t’u larguar nga Selhurst Park nënkupton kalimin e tij në Manchester United.
Djajtë e Kuq raportohet se do të provojnë që të bëjnë ofertën e radhës për mbrojtësin, pasi që tentativa e tyre e parë kishte dështuar.
21 vjeçari që ka kontratë deri më 2022 ëndërron kalimin në Old Trafford dhe shpreson që Palace do ta lë të largohet kësaj vere.