Sipas raportimeve të shumta, Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë ndarë dhe agjentja e sulmuesit ka postuar një foto të Maxi Lopez në Instagram.
Maxi Lopez është bashkëshorti i parë i Wandës nga i cili ajo u nda shumë vite më parë për të filluar lidhjen me Icardin, një ish-mik dhe shok skuadre të Maxi Lopez.
Wanda është bërë bashkëshortja dhe agjentja e yllit të PSG-së por lidhjes së tyre duket se i ka ardhur fundi.
Wanda kishte zbuluar një lidhje mes bashkëshortit të tij dhe aktores argjentinase Eugenia’ China’ Suarez.
Çifti u nda për disa ditë, ish-kapiteni i Interit nuk mori pjesë në seancat stërvitore të PSG-së dhe ndeshjen e Champions League kundër Leipzig më 19 tetor për shkak të ‘çështjeve familjare’.
Ata përfundimisht u kthyen së bashku, teksa Wanda Nara zbuloi se kishin nënshkruar edhe letrat e divorcit.
“Shkuam te avokati. Në dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen. Të nesërmen ai më shkroi një letër që askush nuk më kishte shkruar ndonjëherë: “Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj që të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte të lumtur”, zbuloi ajo.
Megjithatë, pati një kthesë të re në sagë pasi Wanda, e cila aktualisht ndodhet në Milano, i tha gazetares argjentinase Yanina Latorre se dëshiron ‘të qëndrojë vetëm’.
“Ndihem mirë dhe nuk dua të di asgjë për të tjerët”, tha ajo.
Wanda thuhet se ndryshoi mendje për ndarjen me Icardin pasi zbuloi se Eugenia Suarez i kishte dërguar atij një video me ‘përmbajtje eksplicite’. Ish-kapiteni i Interit thuhet se ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe aktores, duke e bindur Wanda Narën të ndahet.
Ndërkohë, Wanda tani ka postuar një foto të Maxi Lopez me fëmijët e tyre dhe partneren e re të Maxi Lopez, Daniela Christiansson.
Kontrata e Icardit me PSG skadon në qershor 2024. Ai është lidhur me një rikthim në Serie A me Milanin dhe Juventusin të interesuar.