Warriors triumfojnë edhe në ndeshjen e dytë, për Cavs nuk mjafton vetëm James

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 09:05 | Nga

Kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors ka marrë edhe fitoren e dytë në finalen e madhe.

Warriors si vendas ishte nikoqir i Cleveland Cavaliers dhe arriti fitore me 19 pikë epërsi 122-103.

Të udhëhequr nga Steph Curry dhe Kevin Durant, Golden State ishin më të mirë se mysafirët në çerekun e parë, dytë dhe të katërt (32:28), (27:18), (31:34), (22:23).

Fundori fantastik, Steph Curry ishte më efikasi në këtë takim me 33 pikë të shënuara, shtatë kërcime e tetë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Me lojë të mirë u dallua edhe Kevin Durant që realizoi 26 pikë, pati nëntë kërcime e shtatë asistime.

Ndërkohë paraqitje të mirë kishte edhe Klay Thompson me 20 pikë dhe qendra McGee me 12 të tjera.

Për Cleveland nuk po mjafton vetëm paraqitja e mirë nga LeBron James.

Mbreti pati një tjetër natë të mirë ku realizoi 29 pikë e 13 asistime por nuk u ndihmua shumë nga bashkëlojtarët.

Me 22 pikë e 10 kërcime kontribuoi Kevin Love por që shpërdoroi shumë gjuajtje.

Pas kësaj fitore Warriors udhëheqin serinë finale 2-0 dhe i nevojiten edhe dy fitore për tu shpallur kampionë.

Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në Quicken Loans Arena të Cleveland të mërkurën pas mesnatës.

https://youtu.be/h07P1J93Qt4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme