Evertoni do t’i dëgjojë ofertat për Wayne Rooney gjatë kësaj vere, raporton The Mirror.
Sulmues anglez u kthye te ish-klubi i tij verën e kaluar, por ndikimi i tij në Merseyside nuk ka qenë aq i madh sa shpresohej, me Evertonin që ka vuajtur për rezultate të mira këtë sezon, transmeton Gazeta Express.
Para një ndryshimi të madh që pritet të ndodhë këtë verë, Evertoni mund të jetë i hapur ta shesë Rooneyn vetëm një vit pasi mbërriti në klub.