Watford është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Danny Welbeck.
Reprezentuesi anglez është lojtar i lirë pas largimit nga Arsenal.
Mediet në Angli raportojnë për nisje të bisedimeve mes Welbeck dhe skuadrës së Watford, përcjell lajmi.net.
Welbeck, që karrierën e filloi te Manchester United, po kërkohet edhe nga disa skuadra tjera.
28 vjeçari gjithashtu ka zhvilluar edhe 42 paraqitje për Kombëtaren e Anglisë, duke shënuar 16 gola.