Shefi i Gunners ka qenë i lidhur me marrjen e drejtimit të Anglisë, por dikur dora e tij e djathtë beson se ai mund të jetë kandidat edhe për atë të Francës apo Gjermanisë.
Arsene Wenger mund të tundohet nga marrja e drejtimit të një kombëtareje, ka thënë ish ndihmësi i tij Jean Petit.
Ish lojtari Francës ka punuar me Wenger mes viteve 1984 dhe 1994, duke fituar Ligue 1 në edicionin e parë së bashku.
Më pas Wenger kaloi tek Arsenal, në krye të së cilës skuadër është tash e 20 vjet. Por kontrata e tij skadon vitin tjetër dhe ai mund të tundohet për të marrë drejtimin e një kombëtareje, beson Petit.
“Mendoj që ai do të ishte i interesuar nëse Didier Deschamps dorëhiqet nga stoli i Francës”.
“Ai po ashtu mund ta marrë drejtimin e Gjermanisë, sepse e flet rrjedhshëm këtë gjë. Ku i dihet”.