Organizimi i ndeshjeve të futbollit pa shikues duhet të jetë një zgjidhje afatshkurtër gjatë pandemisë COVID-19, pasi që mungesa afatgjatë e tifozëve mund të dëmtojë lojën, ka thënë ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.
Bundesliga gjermane është liga e parë e madhe që është rikthyer pas një pushimi të detyrueshëm shkaku i koronvirusit dhe është kthyer pa tifozë. Ligat tjera janë duke e ndjekur me vëmendje.
“A do të mbijetojë në plan afatgjatë? A do të shkaktojë dëme situata pa tifozë në periudhë më afatgjate? Jam i sigurt për këtë”, ka thënë Wenger, shef për zhvillim global te FIFA, për “beIn Sport”.
“Nuk mund të imagjinosh një stinor të plotë pa shikues. Për këtë arsye besoj se është zgjidhje afatshkurtër. Është ende mundësua më e mirë për të përfunduar këtë stinor. Është më mirë se çdo vendim tjetër”.